Edhe nji ish-luftar, i ftuem nga Specialja

Ish- ushtari i UÇK’s, Jatullah Krasniqi, nga Prizreni ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai ka njoftue se për intervistim asht ftue me u lajmërue me 29 Tetor.

Postimi i plotë i tij në Facebook pa ndërhymje:

Njoftim

Dua te njoftoj opinionin dhe para se gjithash bashhkeluftetaret e mij se keto dite kam pranuar ftese nga zyra e prokurorit te dhomave te specializuara per t`u paraqitur dhe per te dhene deshmine time per periudhen e sherbimit ne UCK.

Edhe pse e konsideroj si nje gjykate te njeanshme dhe nje-etnike kam vendosur qe kesaj ftese t`i pergjigjem pozitivisht sepse si sot ashtu edhe dje(para 20 viteve) nuk kemi asgje per te fshehur, nuk kemi asgje per t`u turperuar. Eshte e tmerrshme qe ne edhe pas 20 vitesh vazhdojme te perballemi me drejtesine mbi bazen e akuzave te ngjarjeve te trilluara nga nje Alfred Hickok i kohes moderne siq ishte Dick Marty. Ndersa, kriminelet te cilet vrane e masakruan mbi 10 mije civile shqiptar, duke rrafshuar me toke fshatra e qytete te tera vazhdojne te shetiten te lire dhe te pa shqetesuar.

Duke marre para sysh numrin e madh te ftesave qe vazhdojne te dergohen per pjestaret e UCK-se shihet qarte qe ketu nuk kemi te bejme me raste individuale por eshte nje tendence e zbehjes dhe denigrimit te luftes se UCK-se dhe sakrifices se popullit tone per liri.

Askush nuk do te guxoje t`a cenoj lirine tone. Askush nuk do te mund te n`a sfidoj krenarine qe kemi per luften e lavdishme te UCK-se dhe deshmoret e kombit.Lavdi luftes se UCK-se!

Lavdi deshmoreve te kombit!

Me respekt,Jetullah Krasniqi.

Shperndaje në: