Konjufca zbulon se qysh ka me u nda pushteti në rast se arrihet koalicioni me LDK’n

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka tregue se si mundet me u nda pushteti nëse arrihet koalicioni me LDK’n.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili njiherit asht edhe pjesë e ekipit negociues për arritjen e nji koalicioni me LDK’n, ka tregue në vija të trasha se si potencialisht mundet me u nda pushteti në mes partisë së tij dhe asaj që udhëhiqet nga Isa Mustafa, në rast të arritjes së nji marrëveshje për bashkëqeverisje.

Konjufca në nji intervistë për RTK 3, ka thanë se rezultati zgjedhor tregon që me qeverinë ka me udhëheq Lëvizja Vetëvendosje.

Sa i përket numrit të ministrive, Konjufca ka thanë se ka me qenë maksimalisht 12, dhe do të ndahen në mënyrë proporcionale mes dy partive, përjashtue dy që duhen me ju dhanë pakicave.

Konjufca ka thanë se fakti që kanë dalë të parët në zgjedhje, nënkupton që VV duhet me pasë udhëheqësin e qeverisë.

“ Në përputhje me këtë, është shumë e pritshme që LDK ta ketë udhëheqjen e parlamentit, si dhe me një ndarje proporcionale të ministrive, të cilat me gjasë të madhe do të jenë 12 ministri, të cilat ju e dini që do t’iu takojnë pakicave. Ndërsa 10 të tjera do të rregullohen mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thanë Konjufca.

Konjufca ka lanë me kuptue që partia e tij ka me i kërkue ministritë që ndërlidhen me fushat e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërkohë, i pyetun se çka ka me qenë roli i tij në qeverinë e re, Konjufca ka thanë se perofrmon ma mirë si deputet, megjithatë nuk e përjashton edhe angazhimin në qeveri.

Ai ka potencue se 9 ministri egzistuese do të bashkohen në ministri të tjera, të cilave edhe do t’iu ndryshohet emni.

Në këtë intervistë anëtari i VV’s ka folë edhe për deklarimet e njimbasnjishme të nënkryetarit të LDK’s, Lutfi Hazirit.

Simbas tij, qëndrimet e tilla të Hazirit, tregojnë zhgënjimin e tij për rezultatin që LDK’ja ka marrë në zgjedhje.

Konjufca thotë se ndoshta Haziri ka qenë i bindun që Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë fitimtare në zgjedhjet e 6 Tetorit.

“Një gjë e tillë është normale, të gjitha partitë kanë pasur pritje që do të fitojnë. Edhe PDK-ja ka pritur që të fitojë, por VV-ja ka fituar, dhe duhet të sillemi konform këtij realiteti, duhet të shkojmë përpara me ndërtimin e qeverisë”, ka shtue tutje ish-shefi i grupit parlamentar të VV’s.

Shperndaje në: