Deklarohet zyrtari i AKR’s, tregon a e ka kalue pragun koalicioni

Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit, nuk ka arritë me kalue pragun zgjedhor, tue marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.

Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arrite me kalue pragun zgjedhor mbas rinumërimit që iu asht ba disa vendvotime, e që kanë pasë probleme me formularë e probleme tjera kryesisht teknike.

Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, tha për Telegrafin se mbas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritë me kalue pragun zgjedhor.

“Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave të cilat në një farë forme na u kanë tjetërsuar neve, janë qindra vota. Andaj pragu është kaluar”, pohoi Makolli.

Shperndaje në: