Putin tregon çka i tha Erdogan për operacionin turk në Siri

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i spjegoi sot homologut të tij rus, Vladimir Putin, qëllimet e operacionit ushtarak të Turqisë në Siri.

“Erdogan më spjegoi në detaje objektivat e operacionit ushtarak turk përgjatë kufinit me Sirinë,” tha Putin mbas takimit me Erdogan.

Presidenti rus theksoi se asht e randësishme që ‘anëtarët e organizatave terroriste, veçanërisht Shteti Islamik, të cilat mbahen nga forcat ushtarake kurde dhe që po përpiqen me pshtue, të mos përfitojnë nga veprimet e forcave ushtarake turke’.

Shperndaje në: