Nuk lejohet me hy në Kosovë zavendësi i Marko Djuric

Policia e Kosovës ia ka ndalue hymjen zavendësdrejtorit të ashtuquejtunës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev.

E gjithë kjo për shkak se ai tentoi me hy në Kosovë pa leje.

Këtë e ka konfirmue për lajmi.net, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Natyrisht që iu ka ndalur sepse ka ardhur pa leje, pra ka tentuar të hyjë në kufi pa leje. Thjeshtë i është kërkuar që të respektoj rregullat, të bëj kërkesën dhe pastaj nuk ka asnjë lloj problemi. Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje në Bruksel dhe si të tillë duhet të respektohet”, u shpreh Zyberaj

Shperndaje në: