Bossi turk i drogës drejtonte celulën terroriste të regjimit iranian që kishte me ba sulme në Shqipni (video)

Nji rrjet terrorist i drejtuem nga regjimi iranian i njisisë klandestine dhe sekrete të forcave revolucionare “QUDS” që kishte synim kryemjen e sulmeve ndaj opozitës iraniane MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuem në Shqipni, asht zbulue nga autoritetet e sigurisë në Shqipni.

Shkrimi…

Kjo celulë, siç bëri të ditur sot në një konferencë për mediat drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN (nuk i dihen gjeneralitetet), rezident i përhershëm në Iran. Ai menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Operativët kriminalë të QUDS me bazë në Ballkan drejtoheshin nga një kriminel turk, trafikant ndërkombëtar droge, Abdulselam Turgut, 52 vjeç, i arrestuar në 2011ën për llogari të Gjermanisë për 1 ton heroinë që u kap atje 2009-ën. Nga viti 2018, Turgut, i cili u arratis nga vendi ynë, ka dërguar në Shqipëri operativë të forcave revolucionare iraniane, për sulme kundër muxhahedinëve refugjatë në Shqipëri.

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK). Dy iranianë me pasaporta gjermane, u arrestuan në atë kohë në ambientet e Kryegjyshatës, por u liruan më tej pasi thanë se ishin gazetarë! Burime për Shqiptarja.com thanë se pas lirimit ata u vunë në hetim duke çuar në gjurmët e kokave që dirigjonin celulën terroriste.

Një operativ i kësaj celule është një iranian që jeton në Turqi, shtet ku njihej me pseudonimin ‘Ferhat’, i cili ka bashkëpunuar atje me një nga figurat më të njohura të krimit të organizuar turk për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të Forcave QUDS dhe liderit të tyre, Peyman.

Shperndaje në: