Abdixhiku mbas takimit VV-LDK: Qe kuj i takon me folë për emna ministrash, na jena t’vocerr!

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në nji konferencë për media mbas takimit me përfaqësues të Vetëvendosjes ka tregue për diskutimin që e kanë ba sot.

Abdixhiku ka thanë se marrëveshja finale ka me u ba ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, po ashtu edhe caktimi i emnave të ministrave.

‘’Takimi u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve mes dy partive. Dakorduam agjendën e takimeve për dy javët e ardhshme që synohet të drejtohet drejt temave të rëndëshsme. Kemi diskutuar për formatin e Qeverisë së ardhshme, për 12 ministrisë, se si do të duken ato. Takimi tjetër mbahet të hënën në orën 3, dhe cdo tre ditë do të mbahen takime. Në këtë fazë s’ka pajtim për emra të ministrive, sepse do të flasim për formanin dhe tema të tjera, e pastaj janë dy liderët që do të bëjnë marrëveshjen finale. Do të jetë në diskrecion të tyre për emrat’’, ka thanë ai.

Shperndaje në: