Ky asht plani për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri” (foto)

Rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe shtimi i ulëseve mundet me u ba në të ardhmen e afërt.

Presidenti i FC Prishtinës, ekipi i cili zhvillon ndeshjet në këtë stadium, ka propozue nji plan mjaft atraktiv për me rindërtue stadiumin.

Remzi Ejupi ka propozue nji plan për me rinovue stadiumin dhe për me shtue ulëse në anën veriore, jugore dhe në lindje të këtij stadiumi.

Ai asht tue u angazhue për me kontraktue nji kompani gjermane për me fillue këtë rinovim.

Plani asht që mbas rinovimit ky stadium me arritë kapacitetin e rreth 20 mijë ulëseve.

Shperndaje në: