Paralajmërim për femnat: Qe çka munden me ju shkaktue ambëlsinat

Ambëlsinat janë ushqim shumë i shijshëm, por simbas nji studimi të fundit femnat që konsumojnë ambëlsina ma shumë se 3 herë në javë janë të rrezikueme për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës.

Ky studim prej ma shumë se 10 vjetësh nga Instituti Suedez Karolinska, ka analizue mënyrën e ushqyemjes të 60.000 femnave dhe ka rezultue se ato që konsumojnë ma shumë sheqer janë 33 përqind ma të rrezikueme që me u smu nga kanceri i qafës së mitrës.

Nga studimi rezultoi se femnat të cilat kanë konsumue ambëlsinat ma shumë se tri herë në javë, janë 42 përqind ma të predispozueme për me shfaqë smundjen.

Shperndaje në: