Testi që parashikon vdekjen mbrenda 10 vjete me nji saktësi të tutshme

Shkencëtarët kanë zhvillue nji test gjaku që mundet me i parashikue predispozitat për vdekje në 10 vitet e ardhshme.

Nji ekip shkencëtarësh në Gjermani zbuluen 14 tregues në gjak që duket se ndikojnë në rrezikun për vdekje, mbasi analizuen të dhanat e 44 mijë njerëzve. Këta tregues lidhen me gjithçka, që nga imuniteti deri te kontrolli i glukozës, kolesterolit dhe inflamacioni.

Mbas kryemjes së nji testi të këtyne treguesve, rezultoi që ato ishin 83% të saktë në parashikimin nëse dikush kishte me vdekë në 2-16 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët shpresojnë që rezultatet e këtij studimi munden me çue në zhvillimin e nji testi gjaku që nji ditë mundet me u përdor si udhëzues për trajtimin e pacientëve. Ekspertët e kanë cilësue këtë studim si “hap nxitës”, megjithatë theksojnë që duhen me u kry ma shumë studime derisa ky test me mujt me u përdor në “jetën reale”.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Shperndaje në: