E fejuemja vdes nga kanceri i gjinit, por ai gjithsesi u martue me të! (foto)

Edhe kjo nuk kishte ndodhë ma parë. Nji 35-vjeçar u martue me të fejuemen e tij të vdekun në nji martesë-funeral, mbasi ajo humbi betejën me kancerin e gjinit, përpara se me mujt me realizue andrrën me u ba nuse.

Xu Shinan nga Kina u kunorëzue në martesë me partneren e tij prej 12 vjetësh, Yang Liu, mbasi nji ditë mbas vdekjes së saj zbuloi nji listë me gjana për dasmën që e reja dëshironte me i ble.

Në ceremoni Yang ishte veshë me nji fustan të bukur nusnie dhe e rrethueme me lule.

Xu shpërtheu në lot mbasi lexoi betimet e tij dhe të së ndjerës, edhe pse ajo i kishte kërkue që mos me kajt.

“Për gjithë jetën time kam me qenë në dhimbje, por nuk kam me u dorëzue”, tha Xu para trupit të pajetë të Yang.

Shperndaje në: