Mogherini mbledh liderët e Ballkanit Perendimor në Bruksel

Shefja në largim e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, ka m’i mbledhë liderët e Ballkanit Perendimor në nji darkë pune në Bruksel.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” raporton se Mogherini ka me organizue nji darkë pune me 29 Tetor ku të ftuem do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Tanjug” ka mësue se darka e punës do të organizohet në Bruksel, kurse pjesëmarrës do të jetë të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Mogherini, i ka ftue liderët e Kosovës, Shqipnisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për me diskutue së bashku në nji tryezë të përbashkët në Bruksel

Shperndaje në: