“Plumbi magjik” për kancerin e prostatës

Nji “plumb magjik”revolucionar që zhduk qelizat tumorale të kancerit ka mujt me i trajtue pacientët që iu kishin dhanë vetëm disa javë jetë. 6 nga 10 pacientët me nji formë të avancueme të kësaj smundje i janë nënshtrue para 1 viti këtij trajtimi revolucionar.

Terapia përdor nji molekulë që ngjitet vetë te qelizat tumorale të prostatës dhe i zhduk ato. Shkencëtarët besojnë se ky trajtim “i jashtëzakonshëm” mundet me ndihmue edhe për format e tjera të kancerit, si ai i trunit, tiroides dhe veshkave.

Kanceri i prostatës prek me mija mashkuj çdo vit.

Si funksionon ky trajtim?

Trajtimi i ri përdor molekulat të njoftuna si antigjenet specifike të prostatës. Këto molekula, të përshkrueme si “kali i Trojës”, lëshojnë energji nukleare dhe shkatërrojnë qelizat tumorale. Shkencëtarët kanë ba nji test te 30 mashkuj me kancer të prostatës, të cilët iu kishin dhanë vetëm disa javë ose muej me jetue.

“Rezultatet janë të jashtëzakonshme”

Drejtuesi i studimit, prof. Giovanni Paganelli, nga Instituti Europian i Onkologjisë, thotë: “Asht nji arritje e mirë dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Ky asht ilaçi ma efikas, jo-toksik dhe i vërtetë. Nëse funksionon në fazat e fundit të kësaj smundje, shanset janë ma të mëdhaja që me funksionue ma mirë në fazat e hershme, dhe ky asht hapi që duem me ndërmarr tash”.

Rezultate janë prezentue gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Onkologjisë Klinike në Paralimni, Qipro.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Shperndaje në: