Bllokohen të gjitha llogaritë e Telekomit, për shkak të borxheve ndaj ATK’s

Telekmi i Kosovës për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës, e të cilat nuk i ka përmbushë, kjo agjenci asht deturue me i bllokue të gjitha llogaritë e Telekomit për shkak të borxheve ndaj ATK’s, trnasmeton Gazeta Metro.

Ka qenë kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi i cili e ka konfirmue lajmin.

“I kemi bërë kërkesë zyrtare që të na mundësohet pagesa me këste për 11 muaj, pasi kemi lidhur një kontratë ndërkombëtare me një operator ekonomik, për mirëmbajtjen e sistemit, zgjerim dhe implementim të ‘KontriCodit’. Kjo kontratë kap vlerën e 6.1 milionë eurove dhe operatori na ka mundësuar pagesën me këste, por një mirëkuptim të tillë nuk e kemi gjetur te shteti. Andaj, ATK’ja, nga e mërkura na i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, ka thanë Istrefi.

Ai ka ba të ditun se mosgjetja e nji zgjidhje me ATK’n, rrezikon jo vetëm rrogat e punëtorëve, por edhe falimentimin e ndërmarrjes në tanësi.

“Përveç shkresave, jemi takuar edhe me zyrtarët e ATK’së dhe po presim të marrim një përgjigje pozitive. Ligjet në fuqi na japin të drejtë neve, sepse ATK’ja duhet të ketë parasysh mirëqenien e punëtorëve dhe fatin e ndërmarrjes, e cila me këtë veprim rrezikon falimentimin”, ka thanë Istrefi.

Shperndaje në: