Burri me kancer fiton 200 mijë USD në llotari ditën e fundit të kimioterapisë!

Në ditën e fundit të kimioterapisë, këtij burri me kancer i ka kërsit fati në derë, mbasi ka fitue 200 000 dollarë në llotari.

Ngjarja ka ndodhë në Carolina’n e Veriut, ku Ronnie Foster, që vuente nga kanceri i zorrës së trashë, kishte ble llotarinë për 1 dollar në nji pompë benzini, në Beulaville, nji javë ma parë.

Ai kishte fitue 5 dollarë dhe kishte vendosë me ble nji tjetër biletë, e cila i ka dhurue plot 200 mijë dollarë.

“Nuk mujsha me besue. Fillova me u dridhë”, tha Foster. “Jam i lumtun, sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i llotarisë e bani ditën time me fat.” Foster po planifikon që të ardhunat m’i përdorë për me i pague faturat mjekësore.

Shperndaje në: