Mogherini shtron darkë pune per liderat Ballkanit. I ftuem edhe Thaçi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, pret sonte në darkë pune udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bahet fjalë për nji traditë joformale që ka nis qysh në vitin 2017.

Në takim marrin pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës: Zeljko Komsic, Milorad Dodik dhe Sefik Dzaferovic.

Mogherini ka ndërmjetësue për disa vite dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Mandati i saj perfundon me 1 Dhetor.

Shperndaje në: