Ministria jep detaje për heqjen e homologimit për automjetet e reja

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka dhanë detaje rreth heqjes së homologimit të automjeteve të reja.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), ka ba të ditun se asht heqë homologimi për automjetet e reja.

Simbas njoftimit, ky vendim vjen tue u bazue në legjislacionin në fuqi, ku edhe kanë fillue procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim.

Për verifikimin e të dhanave nga prodhuesit, MIT ka ba të ditun se përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizueme për shitjen e tyne në tregun e Kosovës.

I njajti verifikim simbas MIT ka me vlejtë edhe për blemësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

Shperndaje në: