Qe sa milionë euro në ditë po i humb Serbia nga taksa

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic, ka deklarue se ekonomia serbe po vuen nji humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së Prishtinës prej 100 përqind për mallnat ndaj Serbisë.

Ljajic tha për Radio Televizionin e Vojvodinës se që nga futja e taksës 11 muej ma parë, ma pak mallna i janë dërgue Kosovës për 374 milionë euro në krahasim me të njajtën periudhë para se me u vendos taksa.

Shperndaje në: