Shqiptarët ia kujtuen Serbisë krimet që bani në Kosovë, Bosnjë e Kroaci (video)

Organizata e grave shqiptaro-amerikane protestuen dje në New York, tue kërkue drejtësi për krimet e bame në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Komuniteti shqiptaro-amerikan, boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan kërkuen drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, tue i ba thirrje Serbisë për me i identifikue kryemësit e krimeve të tmerrshme.

Masakrat e gjenocidi i kryem nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga ma të mëdhatë mbas Luftës së Dytë Botnore.

Pamvarësisht kësaj, shumica e kryemësve e madje edhe urdhëndhanësve, nuk janë ndëshkue për këtë krim.

Shperndaje në: