Vucic ban hajgare: Mogherinit i pëlqen me u puthë me Thaçin (video)

Mbramë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor janë takue në darkë pune në Bruksel me Përfaqësuesen e Nalë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ky takim ishte i fundit në këtë format për Mogherinin, mbasi mandati i saj përfundon me 1 Dhetor.

Gjatë kësaj darke, liderët e Ballkanit Perëndimor duket se kanë qenë të relaksuem dhe në disponim.

Në nji video të postueme në Youtube në kanalin e presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, shihet se në këtë takim u banë edhe shaka.

Njana ishte drejtue te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë video, kuptohet se presidentit serb, Aleksandar Vucic, i ka ba përshtypje përshëndetje e Thaçit me Mogherinin.

“Hashim, Federica ma së shumti ka dëshirë me u puthë me ty”, ndigjohet derisa thotë Vucici në gjuhën serbe.

Shperndaje në: