Lutfi Haziri zbulon se cila asht pozita për të cilën nuk po merren vesh me Vetëvendosjen

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thanë se me Vetëvendosjen janë pajtue për programin qeverisës, por i ka mbetë vetëm edhe nji pozitë pa u arritë marrëveshja.

Haziri ka zbulue se çashtja e pozitës së presidentit ka mbetë ende pa u zgjidhë mes dy partive dhe nuk po biejn dakord për të.

Ai ka thanë se posti i presidentit duhet me u sqarue para se me u lidhë koalicioni me Vetëvendosjen, mbasi nëse nuk zgjedhjet kjo çashtje tash, mundet me qenë “mollë sherri” në momentin kur të vjen koha për me zgjedhë presidentin.

“Për të qenë marrëveshje funksionale duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash. Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e Presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Haziri ka thanë se Isa Mustafa i plotëson të gjitha kushtet për me qenë president.

Shperndaje në: