Kryekuvendari i PDK’s në Prizren thotë se ka me padit Haskukën për shpifje: Unë jam sulmue!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes nji shkrimi të bamë në Facebook tha se sot paradite zyrtari komunal nga Zyra e Prokurimit, Nezir Rexhepi, asht sulmue fizikisht nga kuvendari i PDK’s në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi.

Por, ky i fundit ka mohue këtë, madje ai pretendon se asht viktima në këtë rast, madje simbas tij rasti asht lajmërue në polici.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mijë. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë”, ka njoftue Besimi.

Ai për Indeksonline madje ka tregue se si ka ndodhë rasti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, afër një parkingu. Për shkak të një padie që e kemi bërë për korrupsion, ai si shenjë hakmarrjeje më është ofru me ka ofenduar dhe jemi kacafyt“.

Besimi komenton edhe reagimin e Haskukës për të cilën thotë se pa pas asnjii raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore. Kundër Kryetarit Haskuka do të inicoj padi civile për shpifje pas konsultimit me avokatin”./Indeksonline/

Shperndaje në: