Donald Trump falenderon për mbështetje amerikanin që mbështeti Kadri Veselin në zgjedhje

Presidenti amerikan, Donald Trump, në llogarinë e tij në Twitter, ka falënderue Matt Whitakerin për mbështetjen që i ka dhanë tue sulmue Demokratët.

Matt Whitaker ka ba nji opinion bashkë me Jeff Landryn për USAtoday, në të cilën shkruejnë se si kongresistët demokratë thjesht po provonin me i ba të pavlefshme zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 që e nxorën Trumpin fitues kundrejt kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Whitaker shkruen se folësja e Kongresit, Nancy Pelosi, e Partisë Demokratike, po i mëshonte shkelm sundimit të ligjit përmes hapjes së hetimeve për shkarkimin e Trumpit mbi skandalin me Ukrainën, për të cilin ai dyshohet se shantazhoi presidentin ukrainas me ndihmë ushtarake në rast se nuk e hetonte rivalin e tij politik Joe Bidenin për korrupsion.

Trump ka rishpërnda postimin e z.Whitaker tue shkrue thjesht “Falemnderit Matt.”

Shperndaje në: