Palmer i jep goditje të fortë Serbisë nga Prishtina

I dërguemi i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ballkanin Përendimor, Matthew Palmer, ka folë sot për dialogun para studentëve kosovarë në Bibliotekën Kombëtare.

Tue iu referue anëtarësimit të Ballkanit Përendimor në BE, tha se Serbia nuk ka me fitue kurrë këtë të drejtë pa e njoftë pamvarësinë e Kosovës.

”Serbia nuk ka me hy kurrë në BE pa e njoftë Kosovën. Ju nxis me shfytëzue këtë mundësi. E ardhmja e Kosovës ka me u formue edhe nga fqijësia e saj. Integrimi i Ballkanit Përendimor duhet me u aplikue. Kjo nuk asht vetëm nji punë e pakryeme e SHBA, mirëpo edhe interes i saj. Pa integrimin e krejt Ballkanit, partneriteti jonë asht ma i dobët”, tha Palmer.

Shperndaje në: