Valon Syla “godet” Albin Kurtin: S’ka as njohuni bazike për Kushtetutën e Kosovës

Opinionisti Valon Syla, i ftuem në “Momentum” në TV Rrokum ka komentue fitoren e VV’s dhe deklaratat e kryetarit te saj, Albin Kurtit.

“Ideja e VV’s asht tipike socialiste, e cila bazohet ne kontroll te shtetit ne zhvillim te ekonomise, ndersa politika e LDK’s asht e djathte, megjithese ne vete ngerthen shume pjese sociale”, thote ai.

Syla ma tej thote se, te akuzat e liderit të VV’s, Albin Kurtit, egziston nji dyftyresi, tue permend rastin e Rambouillet, kundershtimin e pamvaresise, kombetaren e Kosoves, flamurin shtetnor.

Krejt keto Syla i quen deklarata per konsum dhe marketing politik nga ana e Kurtit.

Simbas Syles, Kurti nuk ka njohuni as bazike te Kushtetutes se Kosoves, kur deklaroi se mjeket duhen me zgjedhe me punue mes punes se shtetit dhe sektorit privat.

“Nese Kurti e thote kete, e ka per popullizem, sepse e ka te veshtire me ndrrue kete me ligj”, thote ma tej Syla./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: