Operacioni që çuditi botën, u transmetue direkt në Facebook me pacienten në komunikim (video)

Nji paciente e re në Texas, që ishte çue gjatë operacionit të trunit, mujti me bisedue me mjekët gjatë operacionit, ndërkohë që njerëz nga e gjithë bota mujshin me pa atë, mbasi sekuenca nga operacioni u transmetuen drejtpërdrejt në Facebook.

Ishin gati 100,000 njerëz që panë për rreth 40 minuta atë që ndodhte në sallë, derisa mjekët hiqnin nji tumor nga truni i Jenna Schard.

Shkrimi:

Pamjet tregojnë 25-vjeçaren duke folur me mjekët në njërën anë të perdes, ndërsa këta të fundit, me maska ​​kirurgjikale operonin trurin e saj në anën tjetër të perdes.

Schardt pësoi një goditje për shkak të grumbullimit të enëve të gjakut në lobin e saj të majtë, gjë që bëri që ajo të ketë vështirësi në të folur, tha kreu i klinikës së neurologjisë së Qendrës Shëndetësore Metodistike Dallas në Dallas, Nimesh Patel.

Ajo qëndroi zgjuar gjatë operacionit për t’u siguruar që mjekët nuk dëmtuan asnjë nga pjesët e trurit që kontrollojnë të folurit, kështu që ajo duhej të thoshte fjalë të ndryshme gjatë operacionit për të bërë që kirurgët të kontrollonin trurin e saj, tha Patel.

“Për të përcaktuar se cila duhej të qe rruga për t’iu afruar masës së tumorit, ne duhet të përcaktonim atë më të sigurtën”, tha Patel. Pacientes madje iu bënë pyetje për qenin e saj, për t’i testuar kujtesën për rreth 4,5 orë.

Shperndaje në: