Qe sa ka me pasë rrogën kryeministri i ardhshëm

Ligji i pagave i cili nis me u zbatue nga 1 Dhetori i këtij viti pritet me rregullue pagesën për punëtorë që marrin paga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti ma i naltë është 10 dhe ma i ulëti asht 1, ndërsa, vlera monetare e koeficientit për vitin e parë ka me qenë 239 euro.

Në bazë të Ligjit, presidenti i Kosovës pritet me pasë pagën ma të naltë dhe ka me u pague simbas koeficientit 10, derisa kryeparlamentari, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese kanë me u pague me koeficientin 9.

Simbas koeficientit presidentit të Republikës, Hashim Thaçi ka me ju ulë paga aktuale nga 2,672 euro në 2,390 euro. Po ashtu, edhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, që ka pagën aktuale 2950 euro, me ligjin e ri, paga e kryeministrit ka me qenë me koeficientin 9 ose 2151 euro në muej (799 euro ma pak se paga aktuale).

Që i bjen se edhe kryeministri i ardhshëm ka me i marrr 2 mijë e 151 euro rrogë.

Koeficient të njajtë me kryeministrin ka me pasë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Shperndaje në: