Bedri Hamza e demanton Ramush Haradinajn

Sot në media asht raportue se me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave, Bedri Hamza, të Martën ka me u mbledhë qeveria në largim.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka thanë EkonomiaOnline se mbledhja do të mbahet me qëllim të rialokimit të mjeteve buxhetore.

Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”, ka thanë Haradinaj.

Mirëpo, nji gja të tillë e ka demantue Bedri Hamza. Ai për lajmi.net ka thanë se nuk ka me u diskutue për buxhetin.

“Jo, nuk është në pyetje buxheti, se ne e kemi diskutuar çështjen e buxhetit. Do të thotë të gjitha ligjet që kanë qenë në Kuvend edhe kanë kaluar në komisione me shkresë na u kanë kthyer. Komisionet duhet me qenë funksionale. Por nëse mbahet mbledhja e Qeverisë, mbahet për çështje të rregullta të mirëmbajtjes së punës dhe aktivitete që janë të domosdoshme”, ka thanë Hamza.

Ai ka theksue se mbledhje të qeverisë mundet me pasë, por nuk don me thanë se asht për buxhet.

Shperndaje në: