Çfarë domethanie ka lulja e vendosun nga Palmer e Vucic në xhaketat e tyne, ‘Natalijina Ramonda’? (foto)

Presidenti serb, Aleksandër Vucic, u takue sot në Beograd me të dërguemin special të SHBA, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku temë kryesore ishte çashtja e Kosovë për fillimin e dialogut dhe arritjen e nji marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Por, diçka që ra në sy nga mediat dhe vet Vucic, ishte falënderimi i presidentit serb për Palmerin për vendosjen në xhaketë të lules ‘Natalijina Ramonda’.

‘Natalijina Ramonda’ asht nji lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që i kanë kalue.

Vucic e falënderoi Palmerin për aleancën mes Serbisë dhe SHBA që daton nga Lufta e Parë Botnore.

Përndryshe, Natalijina Ramonda, asht nji lule që përfaqëson popullin serb dhe përvojat që i ka kalue. Asaj ia kanë vnue emnin simbas mbretneshes serbe, Natalija Obrenovic.

Shperndaje në: