Dekodohet receta ma e lashtë në botë

Para pak muejsh, lajmi ditës ishte gjetja e nji ene me tharmin e bukës që ishte ma e vjetër se 4,500 vjet, dhe gatimi i bukës me atë tharm.

Tash, nga Egjipti i Lashtë vjen nji recetë po aq e vjetër për pregaditjen e nji ushqimi për gosti.

Receta ma e vjetër në botë tash asht dekodue nga ekspertët, por duket ma shumë si nji listë përbamësish sesa nji recetë e mirëfilltë: “Përdorni mishin dhe i shtoni ujë e krypë të imët, mandej elbin, qepën dhe tamblin. Shtoni dhe hudër.”

Receta asht e mangët mbasi nji pjesë e saj nuk asht gjetë. Por, asht e pamundun me u zbulue pjesët që mungojnë. Shkruesi i kësaj recete ka vdekë para ma shumë se 4,000 vitesh.

Shperndaje në: