“Lamja e trunit” egziston dhe na ndodh çdo natë në gjumë

Truni

Lamja e trunit egziston në kuptimin e parë të fjalës. Ajo asht nji fenomen që ndodh çdo natë.

Studiuesit e Universitetit të Bostonit kanë zbulue se, derisa flemë, gjaku që ndodhet në tru len hapsinë ​​për langun cerebrospinal, nji substancë e pangjyrë që rrethon trunin dhe palcën kurrizore dhe që vetrregullon praninë e gjakut në tru.

Studimi i botuem në “Science”, asht i pari që tregon se si ky lang i trunit bahet pulsant gjatë gjumit. Këto lëvizje, simbas studiuesve amerikanë, janë të lidhuna ngushtë me aktivitetin e valëve të trunit dhe fluksin e gjakut.

“Na e kemi ditë prej disa kohësh egzistencën e këtyne valëve elektrike të aktivitetit në neurone. Por, deri tash nuk e kishim kuptue se në të vërtetë ka valë në langun cerebrospinal“, thotë bashkautorja e studimit, Laura Lewis.

Simbas studiuesve, kjo punë mundet me çue në nji thellim mbi disa çrregullime neurologjike dhe psikologjike që shpesh shoqnohen me çrregullime të gjumit, si autizmi dhe smundja e Alzheimerit.

Shperndaje në: