Modelja e njoftun shqiptare, tregon se kush e finanson për jetën luksoze në Dubai (foto)

Dorina Mema ishte e ftueme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për me sqarue deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se seksi asht ma i shpifuni, mbasi ngatërron marrëdhaniet njerëzore.

E pyetun nga Bieta, trajnerja e njoftun e fitnesit theksoi se për të ma e randësishme asht dashnia që merr dhe jep nga familjarët e jo akti seksual.

Dorina e dha nji përgjigje edhe për të gjithë ata që shpesh ngrenë pyetje rreth postimeve të shumta dhe jetës luksoze në Dubai, tue sqarue se atje ka familjen e dytë, nji nanë jo biologjikë që e don dhe i fal gjithnji dashni.

Ajo gjithashtu theksoi se në jetë ka pasë fat dhe vullnet për me ja dalë mbanë vet pa ndihmën e askujt, edhe pse fillimet s’ kanë qenë aspak të lehta.

“A e keni vënë re që disa njerëz ecin më engjëj dhe nuk ecin vetëm… unë kam 7 engjëj. Unë mund të realizoj çfarë të dua se në momentin që njeriu që është i pastër, hapet qielli dhe dëgjohet lutja”, tha ajo, tue lanë me u kuptue që besimi dhe fati e kanë ndihmue me qenë këtu ku asht sot.

Shperndaje në: