Zbulohen detaje nga ditët e fundit të liderit të ISIS

Në muejt e tij të fundit në ikje, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ishte i acaruem, i trembun nga tradhtarët, najherë i maskuem si nji bari.

Simbas nji shkrimi të publikuem nga “The Associated Press”, bashkëpunëtorët e tij kanë thanë se ai ishte i fiksuem për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe tue u përpjekë me gjetë siguri në qytete dhe shkretina në Sirinë lindore, pranë kufinit irakian.

Në fund udhëheqësi braktisi zonat e ISIS’it, tue “rrëshqitë” në territorin anmiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib’it të Sirisë, të drejtuem nga rivalët e grupit radikal të lidhuna me al-Qaida’n.

Atje, ai hodhi veten n’erë gjatë nji sulmi të 26 Tetorit nga forcat speciale amerikane në shtëpinë e tij të fortifikueme.

Dhe, po simbas të njajtit shkrim, ai nuk ngjinonte dhe për muej të tanë ai mbajti nji adoleshente “yazide” si skllave.

Çika, e cila u la e lirë në nji sulm të udhëhequn nga SHBA në Maj tha se al-Baghdadi fillimisht u përpoq me ikë në Idlib në fund të vitit 2017.

Atje, adoleshentja qëndroi për katër muej në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, nji ndihmës i ngushtë i quejtun Abu Abdullah al-Zubaie.

Al-Bagdadi kishte me vizitue atje shpesh dhe do ta përdhunonte dhe herë mbas here e rrehte.

Ai lëvizte vetëm natën, tue veshë patika dhe tue mbulue ftyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quenin “sheikh”.

“Kur e pyesja për naj gja, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha çika.

Shperndaje në: