Hetimi i tutshëm: Subvencionet e BE për fermerët ju shkojnë oligarkëve!

The New York Times

Nën komunizëm, fermerët janë stërmunduar duke korrur grurë dhe misër në fushat që shtrihen disa milje rreth atij qyteti në perëndim të Budapestit, për një qeveri që kishte vjedhur tokën e tyre.

Sot fëmijët e tyre mundohen për sundimtarët e rinj, një grup oligrakësh dhe padronë të politikës që kanë aneksuar tokën përmes marrëveshjeve opake me qeverinë hungareze.

Ata kanë krijuar një hile të re brenda sistemit feudal, duke dhënë punë dhe ndihmë të bindurve e duke ndëshkuar rebelët.

Këta manjatë tokash, siç rezulton, janë financuar dhe nxitur nga Bashkimi Europian.

Çdo vit, blloku i 28 vendeve paguan 65 miliard dollarë si subvecione për fermat me qëllim mbështetjen e fermerëve rreth Kontinentit për të mbajtur komunitetet rurale gjallë.

Por nëpër Hungari dhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore dhe Qendrore, pjesa më e madhe e parave shkon për një grusht të vogël të fuqishëm dhe të lidhur.

Kryeministri i Republikës Çeke ka përfituar dhjetra milionë dollar subvecione vitin e kaluar.

Subvencionet kanë nënshkruar grabitjet e tokave të stilit mafioz në Sllovaki dhe Bullgari.

Programi i fermave europiane, një sistem që ishte instrumental në formimin e Bashkimit Europian, po shfrytëzohet nga të njëjtat forca të sistemit antidemokratik që kanë kërcënuar bllokun nga brenda.

Kjo është arsyeja pse qeveritë në Europën Lindore dhe Qendrore, një pjesë e drejtuar prej populistëve, kanë një optikë të gjerë se si shpërndahen subvecionet, të financuara nga taksapaguesit e Europës, edhe kur i gjithë sistemi është mbështjellë nga sekrete.

Një investigim i New York Times, i kryer në nëntë shtete për 2019, ka zbuluar një sistem subvencionimi që është qëllimisht i errët, minon rëndë qëllimet mjedisore të Bashkimit Europian duke u mbështetur nga korrupsioni dhe vetëveprimi.

Makineria e Europës në Bruksel mundëson këtë përpjekje të ashpër korruptive sepse duke iu kundërvënë do të thotë të ndryshojë një program që ndihmon mbajtjen sëbashku të një bashkësie në rrezik.

Liderët europianë nuk dakordohen për shumë çështje, por ata të gjithë mbështesin subvecionet bujare dhe diskrecionin e madh të shpenzimit të tyre.

Ta godasësh këtë sistem për t’i vënë fre abuzimeve në shtetet e reja anëtare do të shkaktonte përçarje politike dhe ekonomike në Kontinent.

Kjo është arsyeja që, me faturën e lartë të fermave përsëri këtë vit, fokusi në Bruksel nuk është për të ulur korrupsionin ose shtrëngimin e kontrolleve. Në vend të kësaj, ligjvënësit po lëvizin për ti dhënë liderëve kombëtarë më shumë autoritet në atë se si ata shpenzojnë paratë mbi kundërshtimet e zërave të brendshëm.

Programi është zëri më i madh në buxhetin qendror të Bashkimit Europian, duke u llogaritur në 40 % të shpenzimeve. Është një prej programeve mbështetëse më të mëdha në botë.

Ende disa ligjvënës në Bruksel që shkruajnë dhe votojnë për politikat e fermave pranojnë se shpesh nuk kanë asnjë ide se ku shkojnë paratë.

Një vend se ku shkojnë është në Fejer, vendlindja e kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban. Një ikonë për të djathtën e Europës dhe një kritik i ashpër i Brukselit dhe elitave europiane, Z. Orban është i lumtur të pranojë paratë e Bashkimit Europian.

Hetimi i New YorkTimes zbuloi se ai ka përdor subvencionet europiane si një sistem patronazhi që pasuron miqtë dhe familjen e tij duke mbrojtur interesat e tij politike dhe duke ndëshkuar rivalët e tij.

Qeveria e Z. Orban ka nxjerrë në ankand mijëra hektarë tokë shtetërore për anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, përfshirë një mik të fëmijërisë që është bërë një nga burrat më të pasur në vend, zbuloi investigimi. Nga ana tjetër, ata që kontrollojnë tokën, kualifikohen për miliona euro subvencione nga Bashkimi Europian.

“Ky është absolutisht një sistem i korruptuar,” tha Jozsef Angyan, i cili ka shërbyer si nën sekretar për zhvillimin rural i Z. Orban.

Bashkimi Europian shpenzon tre herë më shumë se SHBA-të për subvecionin e fermave në vit, por me zgjerimin e sistemit, përgjegjësia nuk është rritur. Qeveritë e kombeve publikojnë disa informacione për përfituesit, por ata që përfitojnë më shumë fshihen pas strukturave kompekse të sipërmarrjeve.

E megjithatë fermerët paguhen, pjesërisht, në bazë të sipërfaqjes së tyre, të dhënat e pronësisë mbahen sekret, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e ngatërresave me tokën dhe korrupsionit. Bashkimi Europian mban një bazë të dhënash , por, duke përmendur vështirësinë e shkarkimit të informacionit të kërkuar, refuzoi t’i japë një kopje New York Times.

Në përgjigje, gazeta përpiloi vetë databazën e të dhënave, teksa është jo i plotë, ai ka integruar informacione në dispozicion të publikut për pagesa të granteve.

Këto përfshijnë regjistrime të korporatave dhe qeverive; të dhëna mbi shitjet e tokave dhe qiradhëniet; dhe dokumente që rrjedhin prej tyre dhe të dhëna jopublike të tokave të marra nga studiuesit e burime të tjerë.

Gazeta ka konfirmuar marrëveshje tokash prej të cilave kanë përfituar një grup i përzgjedhur nga politika, ka vizituar ferma në vende të ndryshme, dhe ka përdorur të dhëna qeveritare për të përcaktuar pagesat e subvecioneve të marra prej disa nga këta përfituesit më të mëdhenj. Investigimi duke u bazuar edhe në punën e bërë nga gazetarët hungarezë dhe të tjerët që kanë hetuar abuzimet në lidhje me token, pavarësisht një goditjeje nga qeveria e z. Orban.

Edhe pse Bashkimi Europian e mbështet programin e subvecioneve si një mbrojtës kryesor për fermerët e palodhur, studimet kanë treguar në vijimësi që 80 % e parave shkojnë për 20% përfituesit e mëdhenj. Dhe disa prej tyre, ata në majë, i kanë përdorur këto para për të përfituar fuqi politike.

Në Republikën Çeke, profili i përfituesit më të madh të subvecioneve është Andrej Babis, bujku miliarder që është edhe kryeministër. Analiza e New Yor Times zbuloi se kompanitë e tij në Republikën Çeke mblodhën të paktën 42 milion dollarë subvencione për bujqësinë vitin e kaluar.

Z. Babis, i cili ka mohuar çdo parregullsi, është subjekt i dy ngjarjeve për konflikt interesi nga auditi këtë vit. Qeveria Çeke në vitet e kaluara, ka parashikuar rregulla që e bëjnë më të lehtë subvecionin për kompanitë e mëdha që të marrin më shumë subvecione. ( ai është më i madhi).

“Bashkimi Europian po paguan shumë para për një oligark i cili është gjithashtu edhe politikan,” tha Lukas Wagenknecht, një senator Çek dhe ekonomist njëkohësisht i cili ka punuar për Z. Babis. “Dhe cili është rezultati? Ai ëshëtë politikani më i fuqishëm në Republikën Çeke, dhe është tërësisht i mbështetur nga Bashkimi Europian.”

Në Bullgari, subvecionet janë kthyer në mirëqenie për elitën e bujqësisë.

Akademia Bullgare e Shkencave ka zbuluar që 75 % e subvecioneve europiane për bujqësinë në vend përfundon në duart e 100 entiteteve. Këtë pranverë, autoritetet pas kontrolleve në të gjithë vendin , zbuluan lidhje korruptive midis zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve në fushën e bujqësisë. Një nga prodhuesit më të mëdhenj të miellit në vend u akuzua për mashtrim në lidhje me subvencionet dhe po pret të dalë në gjyq.

Në Sllovaki, kryeprokurori kishte njohuri për ekzistencën e “Mafies bujqësore.”

Fermerët e vegjël kanë raportuar që janë dhunuar për tokat që janë subjekt për subvencione. Një gazetar, Jan Kuciak, u vra vitin e kaluar teksa investigonte mafiozët italianë që ishin infiltruar në industrinë e fermave, të cilët kishin përfituar nga subvencionet bujqësore dhe kishin ndërtuar marrëdhënie me politikanë të fuqishëm.

Pavarësisht kësaj, reformat e propozuara shpesh hidhen poshtë ose lihen mënjanë në Bruksel dhe shumë kryeqytete të tjera europiane.

Zyrtarë të Bashkimit Europian hodhën poshtë një raport të vitit 2015 që rekomandonte shtrëngimin e rregullave për subvencionet e fermave si një mbrojtje kundër rrëmbimit të tokës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Parlamenti Europian kundërshtoi një projektligj që do t’u ndalonte politikanëve të përfitonin nga subvencionet që administrojnë.

“Ne kemi një sistem pothuajse të pacënueshëm ” tha në një intervistë Rudolf Mögele, një nga zyrtarët kryesorë të Europës për bujqësinë.

E paqartë mbetet, teksa auditimet mund të identifikojnë incidente të mashtrimit të hapur, rrënjosja e vetëveprimit dhe korrupsionit të legalizuar është shumë më e vështirë për t’u identifikuar.

Bashkimi Europian rrallë ndërhyn në çështjet kombëtare, duke u dhënë përparësi liderëve të zgjedhur.

Pak udhëheqës kanë provuar një shfrytëzim kaq të gjerë, të sistemit të subvencioneve siç është Z. Orban në Hungari. Ai ka deklaruar gënjeshtra sikur Brukseli dëshiron të heqë subvecionet për fermat dhe t’i përdorë ato për të sjellë emigrantë, dhe se ai vetëm mund të përdorë vullnetin dhe autoritetin e tij për ta ndaluar këtë gjë.

Fermerët që kritikojnë qeverinë apo sistemin e kapur thonë se janë mashtruar për grantet ose janë përballur me audite surprizë dhe inspektime të pazakonta, në atë që i ngjan një fushate frustrimi të kohës komuniste.

“Nuk është si një makinë që të vjen natën dhe të merr,” tha Istvan Teichel, që kultivon një tokë të vogël në vendlindjen e Z. Orban. “Kjo është më e thellë se kaq.”

Ai që foli ishte Z. Angyan, ish nën sekretar për zhvillimin rural. Ai i shërbeu zotit Orban, fillimisht duke e menduar atë një reformator, por mbeti i zemëruar dhe i zhgënjyer. Ai dokumentoi marrëveshjet e dyshimta të qeverisë në lidhje me tokën dhe keqtrajtimin e fermerëve të vegjël.

Një ekonomi hajdutësh

Për të kutpuar se si lidera si Viktor Orban shfrytëzojnë programin më të madh të subvencioneve në Europë, kërkon të kthehesh 15 vite mbrapa, kur Hungaria po ndryshonte me optimizëm.

Mes festimeve, ditën e antarësimit në BE, zoti Orban ishte në purgator politik. Ai kishte qenë kryeministri që ndihmoi drejtimin e Hungarisë drejt bashkimit , mandej pa votuesit që largonin atë dhe partinë e tij nga skena e fitores në 2002. Ai do të vërente një nga grupet e para të protestës që u shfaqën në Hungarinë e re: fermerët.

Fermerët hungarezë bllokuan rrugët e ngushta të Budapestit në 2005 në një demonstrim masiv. Ata nuk e kundërshtuan anëtarësimin në Bashkimin Europian, por si qytetarë të rinj europianë, ata donin subvencionet pasi pagesat nuk ishin bërë. Qeveria e majtë e Hungarisë ishte shumë e çorganizuar dhe e papërgatitur.

Që në fillim, subvencionet europiane për bujqësinë përfaqësuan një tenxhere parash të vështirë për t’u arritur nga fermerët e mësuar me masat shtrënguese të komunizmit.

Liderët Europian e kuptuan që përthithja e ish-satelitëve sovjetikë do të sillte sfida, por kurrë nuk e patën të qartë plotësisht potencialin për korrupsion në programin e subvencioneve për bujqësinë.

Në zemër të tij, programi fokusohet në një propozim të thjeshtë: Fermerët paguhen kryesisht në bazë të sa hektarëve që korrin. Kush kontrollon më shumë tokën, merr më shumë para.

Dhe Europa Qendrore e Lindore kishte shumë tokë, shumica e saj akoma në pronësi të shtetit, një trashëgimi e epokës komuniste. Zyrtarët europianë punuan ngushtë me qeveritë që iu bashkuan bllokut për çështje të tilla si përmbushja e standardeve të testimit të ushqimit, ose kontrollimi i kufijve, megjithatë subvencioneve nuk iu kushtua ndonjë vëmendje e jashtëzakonshme.

“Ata menduan se do të na ndryshojnë,” tha Jana Polakova, një kërkuese shkencore çeke në fushën e bujqësisë. “Ata nuk ishin të përgatitur për ne.”

Z. Orban tregoi se çfarë do të vinte më pas edhe përpara se Hungaria ti bashkohej bllokut të Europës. Para se të linte detyrën në 2002, Z. Orban shiti 12 kompani bujqësore në pronësi të shtetit një grupi blerësish që kishin lidhje me politikën, toka të cilat u bënë të njohura si “Djegia e ndyrë”.

Blerësit arritën të bënin marrëveshje me norma të ulta dhe të drejta ekskluzive për tokën për 50 vjet, duke i bërë ata të pranueshëm për subvencionet kur Hungaria u bë pjesë e sistemit dy vjet më vonë.

“Kjo është një ekonomi kronike, ku miqtë dhe aleatët politikë përfitojnë një trajtim të veçantë,” tha Gyorgy Rasko, ish-ministër hungarez i bujqësisë. “Orban nuk e shpiku sistemin. Ai thjesht po e drejton atë më me efikasitet. “

Z. Orban vëzhgoi protestat e fermerëve në Budapest dhe pa fuqinë e mundshme politike dhe ekonomike të subvencioneve në fshat. Ai u intrigua gjithashtu nga njeriu që negocioi me sukses në emër të protestuesve: Jozsef Angyan.

Pas rënies së komunizmit, zoti Angyan bëri të mundur që pronarët e vegjël të tokave mund t’i mbanin fshatrat gjallë përmes praktikave të qëndrueshme. Ai themeloi një program mjedisor në një nga universitetet më prestigjioze të vendit dhe ndihmoi në ndërtimin e një ferme organike të quajtur Kishantos me 1.100 hektarë grurë, misër dhe lule.

“Ai donte të ndihmonte fermerët vendas,” tha zoti Teichel, fermeri nga Qarku Fejer, i cili tha se zoti Angyan ishte një kampion i rrallë i fermerit të vogël në një fshat, ku politikanë të korruptuar drejtuan një “ekonomi hajdutësh”.

Tetë vite pasi humbi zyrën, Z. Orban sërish kandidoi për kryeministër në 2010 dhe donte të testonte votën rurale. Z. Angyan ishte tani anëtar i Parlamentit, dhe lidhjet e tij me fermerët i dhanë forcë politike në fshat. Z. Orban e thirri në shtëpinë e tij modeste në perëndim të Budapestit.

Ishte një mëngjes i ftohtë shkurti dhe zoti Angyan ishte sëmurë. Kështu që zoti Orban vendosi çajin mbi sobën prej druri dhe, për dy orë, të dy folën për të ardhmen e fermave hungareze.

Z. Angyan imagjinoi një qeveri që u jepte fermerëve të vegjël më shumë ndikim politik dhe ekonomik. Z. Orban ia bëri të qartë se dëshironte të zbatonte idetë e tij duke i ofruar ta bënte atë nënsekretar të zhvillimit rural.

“Kur Orban flet, ai flet me një bindje të tillë,” tha zoti Angyan. “Ju e besoni atë. Unë e besova. ”

Pas një fitoreje të thellë, zoti Orban u zhvendos shpejt, ashtu siç nuk e kishte parashikuar zoti Angyan.

Propozimi i Z. Angjan kishte të bënte me një thirrje ndaj qeverisë që të ndërtonte parcela masive dhe tua jepte me qira fermerëve të vegjël dhe të mesëm. Por zoti Orban në vend të kësaj dëshironte tu jepte me qira tërë tokën aleatëve të tij, një veprim që zoti Angyan e kishte parashikuar që nëse kjo do të ndodhte do të bënte që fshati të mbetej i lidhur me partinë e Z. Orban, dhe aleatët e saj.

Ai gjithashtu e dinte që subvencionet europiane do të zgjeronin hendekun midis të pasurve dhe të varfërve duke ua lehtësuar atyre në krye ushtrimin e pushtetit. “Unë nuk kisha mundësi asesi të përvijoja atë se çfarë dëshiroja të bëja ,” tha Z. Angyan.

Në vitin 2011, qeveria e re e z. Orban filloi të marrë me qira toka publike. Në fillim, zyrtarët thanë se vetëm fermerët lokalë do të kishin të drejtë për qira. Por përfituesit e vërtetë rezultuan individët e lidhur me politikën, të cilët, në disa raste, kishin qenë ofertuesit e vetëm të pranishëm në ankande. Deri në vitin 2015, qindra mijëra hektarë tokë publike u morën me qira dhe një pjesë e madhe u shkuan njerëzve të afërt me partinë e Z. Orban, sipas të dhënave të marra nga qeveria dhe z. Angyan.

Qiramarrësit e rinj paguanin taksa të ulëta për qeverinë, edhe pse ata ishin të pranueshëm për subvencionet europiane. Marrëveshjet me këta individë patën kritika të ashpra në mediet lokale, megjithatë fermerët e zakonshëm qëndruan të qetë, pavarësisht se kishin mbetur jashtë skemës.

Në një rast, një ligjvënës i fuqishëm i partisë së kryeministrit, Roland Mengyi, e futi veten në procesin e qiradhënies në Qarkun Borsod-Abauj Zemplen, ku një nga bashkëpunëtorët e tij mori me qira më shumë se 1200 hektarë tokë. Z. Mengyi është një personazh jashtë normales, ai e quajti veten si “Lord Voldemort”. Ai më vonë u dënua me burg për korrupsion për subvencionet europiane të bujqësisë.

Ndryshimi i papritur i politikës së Z. Orban në politikë e la të zhgënjyer dhe të tradhëtuar Z. Angyan. Ai e la qeverinë në vitin 2012, por mbeti në Parlament, ku u përpoq të çojë përpara vizionin e tij, edhe pse qeveria lëvizi në drejtim të kundërt.

Në një takim me dyer të mbyllura herët në 2013-ën, Z. Angyan u përball me Z. Orban para aleatëve më të besueshëm të kryeministrit në Parlament.

“Ju do të shkatërroni vendin!” I kujtoi zoti Angyan.

“Ju jeni një helmues i shkëlqyer”, zoti Orban u hakmorr, sipas z. Angyan, duke befasuar turmën me një qortim të hapur ndaj një ish-anëtari të kabinetit të tij. “Më ke braktisur”.

Ndërsa një heshtje tronditëse do të binte mbi besnikun e partisë, Z. Orban filloi të bënte monologje duke krahasuar politikën me një fushë beteje. Ata që janë besnikë, do të thoshte ai, mbështeten tek vëllezërit e tyre.

“Por ata që nuk janë?”, Pyeti kryeministri. “Ne do ti godasim ata.”

Një feudalizëm modern

Në vitin 2015, Z. Orban filloi të lëvizë edhe më shpejt. Qeveria e tij shiti qindra mijëra hektarë tokë bujqësore shtetërore, shumica e saj aleatëvë të lidhur me politikën. Teknikisht, ishte një ankand. Por shumë fermerë vendas thonë se atyre u është thënë që të mos ndërhyjnë dhe shqetësojnë tenderat sepse fituesit qenë tashmë të paracaktuar. Pak prej tyre mund të përballonin parcelat e mëdha, sidoqoftë, ata nuk dinin as për shitjet.

Një pensionist, Ferenc Horvath, 63 vjeç, jeton në një barak në Qarkun Fejer, vendlindja e kryeministrit dhe zbuloi vonë se qeveria kishte shitur të gjithë tokën në pronësi të shtetit përreth ngastrës së tij të vogël.

“Ndodhi kaq shpejt,” tha z. Horvath. “Ne nuk kishim ide se mund të blihej toka këtu.”

Pothuajse në të gjitha anët që takonin ngastrën e tij të tokës, Z. Horvath kishte një fqinj të ri, Lorinc Meszaros, një mik fëmijërie i Z. Orban dhe ish-montues i tubave, i cili tani është miliarder.

Gardhet shfaqeshin brenda natës, dhe errësira e plehut të derrit binte mbi atë zonë.

Z. Meszaros, së bashku me të afërmit e tij, kanë blerë më shumë se 3.800 hektarë vetëm në Qarkun Fejer, sipas një analize të gazetës nga përpunimi i të dhënave të tokës të përpiluara nga Z. Angyan dhe burime të tjera, dhe konfirmuar nga vizitat e gazetës në fermë.

Dhëndri i zotit Orban dhe një mik tjetër i kryeministrit kanë blerë gjithashtu prona të tjera të mëdha aty pari, sipas investigimit të The New York Times.
Parashikimi i bërë nga Z. Angyan – që politikat e Z. Orban do ta bënin fshatin të popullohej nga aleatët e tij – po realizohej.

Është një lloj feudalizmi modern, ku fermerët e vegjël jetojnë nën hijet e interesave të mëdha, të fuqishme politikisht – dhe subvencionet e Bashkimit Europian ndihmojnë në financimin e këtij lloji feudalizmi. Vitet e fundit, sipas një analize në New York Times nga të dhënat e pagesave hungareze, përfituesit më të mëdhenj privatë të subvencioneve të fermave ishin ndërmarrjet e kontrolluara nga Z. Meszaros dhe Sandor Csanyi, biznesmen me ndikim në Budapest.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë e kontrolluara nga dy burrat morën gjithsej 28 milion dollarë subvencione.
Të dy kanë marrëdhënie rrënjësisht të ndryshme me zotin Orban dhe partinë e tij.

Z. Csanyi është parë si dikush që zoti Orban nuk mund ta kundërshtojë. Ai është kryetari i OTP Bank, një nga institucionet më të rëndësishme financiare të vendit.

Ai ka punësuar politikanë nga të gjitha partitë, dhe konglomerati i tij bujqësor, i udhëhequr nga djali i tij, tani kontrollon dy nga kompanitë “Dirty Dozen” të privatizuara nga z. Orban.

Kurse, pasuria e Z. Meszaros është e lidhur ngushtë me kryeministrin. Ai ka ndërtuar një perandori duke fituar kontrata nga qeveria për projekte të financuara kryesisht nga Bashkimi Europian dhe së fundmi ka përvetësuar ndërmarrje që dikur i përkisnin një manjati biznesi që i kishte prishur punët me zotin Orban.

“Unë jam akuzuar gjithmonë se kam marrë subvencionet më të mëdha dhe jam inatosur shumë për këtë,” tha z. Csanyi në një intervistë. Arsyeja, tha ai, nuk është politike. Unë jam i zoti në prodhim.”

Në letër, pronarët e tokave duhet të përballen me kufizime. Qeveria hungareze ka ndaluar pagesat e subvencioneve për fermat më të mëdha, një politikë në dukje përparimtare e mbrojtur nga reformatorët. Por fermerët thonë se është e lehtë të mbash rregullin duke ndarë parcela dhe regjistruar tokën te pronarë të ndryshëm.

Rajmund Fekete, një zëdhënës i z. Orban, tha se procedurat e subvencioneve hungareze “përmbushin plotësisht” rregulloret europiane, por nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve specifike në lidhje me Z. Angyan, ose në lidhje me shitjet e tokës që përfituan të afërmit dhe aleatët e Z. Orban.

“Hungaria gjithashtu është pro shitjes së tokës shtetërore, e cila rregullohet me ligj,” tha ai.

Në Bruksel, zyrtarët europianë u paralajmëruan posaçërisht për problemet në Hungari edhe para ankandeve. Një raport i majit 2015, i porositur nga Parlamenti Europian, hetoi marrjen e tokës dhe citonte “marrëveshje të dyshimta të tokës” në Hungari. Raporti madje përmendte shtëpinë e zotit Orban në Qarkun Fejer.

Më gjerësisht, hetuesit zbuluan se pronarët e pasur, të lidhur me politikën kishin fuqinë për të aneksuar toka në Europën Qendrore dhe Lindore.

Për shembull, në Bullgari, agjentët e tokave kishin bërë thirrje për ligje, duke i lejuar ata të aneksojnë në mënyrë efektive fermat e vogla.
Hetuesit treguan programin e subvencionimit të fermave si një faktor kryesor, duke thënë se ai inkurajoi kompanitë të fitojnë gjithnjë e më shumë tokë.
“C.A.P. në këtë kuptim ka dështuar qartë të përmbushë objektivat e deklaruara, “tha raporti, i cili u përgatit nga Instituti Transnacional me seli në Amsterdam.
Në një përgjigje me shkrim, zyrtarët europianë të fushës së bujqësisë mohuan gjetjet si të pasigurtadhe u shprehën se u takon udhëheqësve të vendeve që të vendosin dhe zbatojnë politikat kombëtare të përdorimit të tokës.

“Bashkimi Evropian ka instrumente shumë të kufizuara për t’u marrë me vendet gangstere anëtare,” tha ai.

Ndërsa qeveria e Z. Orban filloi ankandin për mijëra hektarë tokë për t’ia kaluar aleatëve të tij, Z. Angyan filloi projektin e tij. Jashtë qeverisë, ai studioi me përpikëri shitjet e tokës, duke përpiluar një procesverbal që zyrtarët nuk mund ta spastronin me lehtësi. Ai intervistoi fermerët të cilët ishin braktisur nga qeveria.
Përtej oligarkëve më të mëdhenj si Z. Meszaros, përkrahës të tjerë dhe simpatizantë të z. Orban morën toka publike.

Në Qarkun Csongrad, për shembull, anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e Janos Lazar, një ligjvënës i Fidesz, ishin ndër blerësit më të mëdhenj, duke marrë rreth 1.300 hektarë tokë. Në Qarkun Bacs-Kiskun, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes të një ish-partneri afarist të Z. Meszaros blenë ngastra të mëdha toke. Dhe në Qarkun Jasz-Nagykun-Szolnok, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë Orban ishin ndër përfituesit më të mëdhenj në ankandet e tokës.

Kjo është ajo që bëjnë burimet e Bashkimit Europian dhe të ardhurat nga toka”, tha Mihaly Borbiro, një ish-kryetar i Obarok, një fshat i vogël në Qarkun Fejer.

Ndërsa mbbështetësit politikë pasurohen, shumë fermerë të vegjël llogaritin subvencionet për të mbijetuar. Kjo i dekurajon ata të kritikojnë sistemin me zë të lartë, u shprehën shumë nga fermerët.

Ferenc Gal, i cili rrit lopë, mbjellë jonxhë dhe rrit edhe disa derra në fermën e tij familjare, tha se ai kërkoi të jepte me qira rreth 320 hektarë tokë sepse vetëm subvencionet europiane do ta kishin bërë fitimprurëse para se të niste punën. Fermerët vendas duhej të kishin prioritet, por toka shkoi për investitorë të pasur jashtë qytetit.

Kur ai u ankua, shpejt e gjeti veten përpara telasheve. Ai tha se inspektorët qeveritarë u shfaqën në fermën e tij për inspektim. Ai tha që zyrtarët lokalë i thanë që të mos shqetësohej, por të aplikonte për grantet e ardhshme rurale.
“Pasi gjendesh në një listë të zezë,” tha zoti Gal, “kjo është e gjitha.”

Një politikë frike

Edhe Jozsef Angyan mori “shpërblimin” e tij.

Disa muaj pasi u largua nga kabineti qeveritar, zyrtarët e qeverisë dhanë me qira Kishantos, fermën organike që ai kishte ndihmuar që të funksiononte për 20 vjet. Ata ua dhanë tokën besnikëve politikë, të cilët lëruan fushat dhe spërkatën tokën me bimë kimike.

Pastaj zyrtarët mbyllën departamentin e zotit Angyan në Universitetin Szent Istvan, duke shkatërruar trashëgiminë e tij.
“Orban e di kur i mban njerëzit nën presion,” tha zoti Angyan.

Në intervistat në Hungari, disa shkencëtarë dhe ekonomistë të fushës së bujqësisë nuk pranuan të diskutojnë pronësinë e tokës ose kërkuan që të mos identifikohen kur të diskutonin për kërkimet e tyre. Edhe fermerët panë se çfarë ndodhi me burrin që foli për ta.

“Nëse Angyan nuk mund të bëjë asgjë, çfarë mund të bëj unë?” Tha Z. Teichel, fermeri i familjes pranë vendlindjes së Z. Orban.

Kontrolli i Z. Orban mbi subvencionet europiane ndihmon në parandalimin e një kryengritjeje tjetër rurale, tha z. Angyan. Për sa kohë që qeveria administron grante, askush nuk mund të lejohet të flasë. “Nëse jeni kritik ndaj sistemit,” tha ai, “nuk merrni asgjë.”

Përveç kësaj, shtoi ai, nuk ka asnjë kundërshtim të vërtetë në fshat. Shoqata e fermerëve të vegjël të Angyanit krijuan një aleancë me partinë e ekstremit të djathtë të z. Orban për të zgjedhur kryeministrin e rizgjedhur. Kjo marrëdhënie e ka tejkaluar zotin Angyan, dhe ata që janë në krye të grupit të bujqësisë tani mbajnë poste të fuqishme qeveritare.

Z. Angyan është tërhequr nga jeta publike. Këtë vit, ai u takua dy herë me The Times, për të siguruar të dhënat që ai kishte përpiluar.

Pas takimit të dytë, Z. Angyan nuk iu përgjigj më thirrjeve telefonike.

Kur zoti Teichel e pa atë kohët e fundit në një funeral, ai dukej i mundur. “Ai ka hequr dorë nga lufta,” tha z. Teichel. Si zakonisht, zoti Angyan pyeti se si po vepronin.

“Nuk ka rëndësi,” u përgjigj z. Teichel. “Unë jam thjesht një ushtar. Si po ja kalon? Ti je gjenerali. “
Z. Angyan u përgjigj: “Si duhet të vazhdoj kur askush nuk është pas meje?”

Shperndaje në: