Haradinaj “godet” Kurtin: Qe çfarë ndikimi kanë me pasë politikat e majta të Kurtit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, që ka diskutue tema të ndryshme në konferencën për media në Qeverinë e Kosovës, dhe ka shpalosë raportin e punës dy vjeçare, ka folë për pritjet e tij të qeverisjes së ardhshme, në krye me Kurtin për të cilin shprehu dyshim për politikat e tij ekonomike.

Megjithatë, Haradinaj tha se politikat ekonomike të Albin Kurtit, siç tha ai, “duke qenë i majt, do të ketë ndikim negativ në rritje ekonomike”.

Haradinaj, gjithashtu ka thanë se “e përgëzon zotimin e LVV-LDK për ta luftuar korrupsionin”.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka ‘lavdue’ vendimin e LVV-LDK me ulë në 12 numrin e ministrive.

Kanë lëvdata prej meje nëse e ulin numrin e ministrive”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: