Fituesi i çmimit Nobel, Handke, mbante nji pasaportë të ish-Jugosllavisë, dhurue nga Milosevic

Fituesi i Nobelit në Letërsi, shkrimtari austriak, Peter Handke, mban gjithashtu nji pasaportë të ish-Jugosllavisë, dhanë për të nga Milosevic

Shkrimi në “The Intercept:

Dhënia e Nobelit për të javë më parë, shkaktoi një reaksion publik, sidomos në rajon, nga fakti se ai është një ndër adhuruesit e Millosheviçit, e njëherësh mohues i krimeve serbe në Bosnje e Kosovë.

Në vitin 1999, vitin e spastrimit etnik në Kosovë, njeherësh dhe afrimi i fundit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, Handke mori një pasaportë të RFJ si dhuratë.

Besohet se ka marrë gjithashtu dhe shtetësinë jugosllave.

Në Austri, Handke vuri në skenë një shfaqje duke kritikuar qëndrimin e Perëndimit ndaj Millosheviçit dhe politikës serbe.

Ai kritikoi gjithashtu aktakuzat kundër udhëheqjes serbe, përfshirë Millosheviçin, për krimet e luftës të kryera në rajon.

“Më 15 qershor 1999, shtatë ditë pasi shfaqja u transmetua, Handke mori një pasaportë të RFJ nga ambasada jugsllave në Vjenë. Pasaportat u lëshohen vetëm shtetasve, duke çuar në përfundimin se Handke është shpallur dhe shtetas i RFJ-së”, shkruan “The Intercept”, prej nga ku raportohet kjo e dhënë.

Media në fjalë shpjegon gjithashtu se si u zbulua pasaporta.

Konkretisht, Biblioteka Kombëtare Austriake ka krijuar një arkiv të teksteve dhe fotografive që kanë të bëjnë me jetën dhe veprën e Handke.

E duke kërkuar në arkiv, reporterët e “The Intercept” vunë re një fotografi si pjesë e një koleksioni të dhuruar në bibliotekë nga Hans Widrich, një ish-zëdhënës i Festivalit të Muzikës në Salzburg.

Në mënyrë të veçantë, Handke i kishte dhënë atij edhe pasaportat personale.

Kur bëhet fjalë për pasaportën jugosllave, Widrich pretendon se Handke e shpjegoi ekzistencën e saj si një mënyrë për të paguar fatura më të vogla në hotelet serbe, sepse shteti në atë kohë në të vërtetë ngarkonte të huajt me më shumë pagesa për shërbime hoteliere, sesa qytetarët vendas.

Shperndaje në: