“Bild” e ban të kryeme: Wenger, trajneri i ri i Bayern Munchen (foto)

Arsene Wenger ka me qenë trajneri i ri i Bayern Munchen. Kështu raporton prestigjiozja gjermane Bild, që e ban thuejse të sigurt këtë lëvizje, e cila pritet me u zyrtarizue në ditët në vazhdim.

70-vjeçari francez aktualisht asht tue punue në Katar, në kanalin TV beIN Sports, si ekspert i Ligës së Kampionëve.

“Me shumë mundësi, ai pati paraqitjen e tij të fundit atje. Wenger tash asht ma i preferuemi në postin stërvitës në Bayern”, shkruen “Bild”.

Shperndaje në: