“Arsyet” pse tradhtojnë gratë, keni me u befasue (foto)

Tradhtia po bahet gjithmonë e ma e pranishme në jetën e europianëve. Tashma nji në dy persona e pranon se ka tradhtue partnerin. Interesant asht se për herë të parë janë femnat që kalojnë mashkujt në këtë drejtim. Frustrimi seksual, mungesa e vëmendjes, përditshmënia e zymtë, janë disa prej arsyeve. Ekspertja e njoftun franceze, Isabelle Martin, spjegon se pse asht rritë kaq shumë numri i femnave që tradhtojnë.

-Janë të frustrueme seksualisht. E trishtë, por e vërtetë. Për fat të keq, shpesh asht frustrimi seksual që i ban njerëzit me kërkue fatin e tyne në krevete të tjera. Frustrimi në krevet asht argumenti ma i zakonshëm i femnave që tradhtojnë.

Ndjehen të padashurueme. Ndjenja e mosdashnisë apo dëshirës asht nji faktor tjetër rreziku për tradhtitë. Jeta e përditshme, punët e shtëpisë dhe fakti i vetëdijshëm që do kesh marrëdhanie me nji partner gjithmonë, bajnë që të hidhen te tradhtitë.

-Mungon diçka ekstra në marrëdhanie. Çuditnisht, gjithnji e ma shumë njerëz thojnë se nuk janë të lumtun në marrëdhanie mbasi ndjejnë se mungon aventura, emocioni. Kjo i çon në kërkim të nji personi krejtësisht të huej.

-Sindroma e herës së fundit. Asht e mrekullueshme me kalue jetën me nji njeri. Por, për fat të keq kjo mundet me sjellë edhe panik. Ndaj shumë femna tradhtojnë për të shijue ‘herën e fundit’.

-Mundësi e mirë. Interesant asht se njerëzit nuk tradhtojnë me herën e parë që ju jepet mundësia. Por, përvoja ka tregue se nëse i jepet mundësia e duhun dhe sidomos kur asht mundësi e mirë, ata e bajnë.

Shperndaje në: