Zbulohen detaje: Dashnorja 28 vjeçare ia mori imamit 10 mijë euro

28 vjeçarja me inicialet S.T., që rezuloti me qenë e dashtuna e hoxhës S.B., nga Mitrovica, ia kishte marrë hoxhës 10 mijë euro pare vetëm që marrëdhania e tyne mos me u përhapë, transmeton Gazeta Metro.

Shkrimi:

Por, 10 mijë euro nuk i mjaftuan të dashurës së hoxhës, ajo kishte filluar ta shantazhnte atë duke i kërkuar akoma para, derisa i shkoi në shtëpi.

Pas disa tentimeve, e dashura i shkoi afër shtëpisë së hoxhës, ku shtiu me armë dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës për veprën ‘kanosje, shantazh dhe përdorim të armës’.
Nga Prokuroria kanë treguar se kanë filluar hetimet ndaj 28 vjeçares dhe i kanë caktuar masën e paraburgimit.

“I dëmtuari S.B, ka dashur të ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura ka kanosur me mesazhe përmes telefonit mobil, dhe e ka shantazhuar se duk do ta le të qetë atë dhe familjen e tij, përderisa ai nuk ia jep asaj 10 mijë euro”, shkruan në kërkesën e prokurorisë.

“I dëmtuari S.B ia ka dhënë shumën e cekur të parave, mirëpo e pandehura edhe më tutje ka vazhduar që ta shantazhojë. Kështu që me datën 05.11.2019 ka shkuar para shtëpisë së tij në fshatin Zhabar I Ulët dhe aty ka shtënë një herë me armë në ajër”, thuhet në dokumentin e prokurorisë../gazetametro.net

Shperndaje në: