Xhaka largohet nga Arsenal, ky asht ekipi i ri i tij?

Granit Xhaka nuk po kalon nji moment aspak të mirë te Arsenali, derisa si pasojë e ngjarjeve të fundit me tifozët, i asht heqë edhe shiriti i kapitenit. Largimi në Kallnor duket thuejse i sigurt dhe tashma kanë nisë hipotezat e para.

Së fundmi, nji lajm i bujshëm po qarkullon në media, ku thuhet se Xhaka mundet me kalue te Milani në Kallnor.

Diçka të tillë e ka raportue “Calciomercato.com”, që shkruen se Pioli dhe drejtuesit e Milanit po e monitorojnë situatën e mesfushorit dhe munden me i nisë bisedimet me Arsenalin.

Shperndaje në: