Kryetarja e komunës tërhiqet zhag dhe detyrohet me nënshkrue dorëheqjen (foto)

Kryetarja e nji komune në Bolivi asht sulmue nga protestuesit të cilët e kanë tërheqë zhag nëpër rrugë.

Ajo u lye me bojë të kuqe dhe madje ia prenë edhe flokët.

Protestuesit e gjujëzuan dhe e detyruen me nënshkrue dorëheqjen e saj.

Turma e fajësoi atë për vdekjen e dy protestuesve të opozitës, si dhe pengimin e protestës së tyne.

Kryetarja Patricia Arce u tërhoq nga komuna e qytetit në Vinto, nga burra të maskuem e të zemëruem, të cilët brohorisnin “vrasje, vrasje” dhe ia prenë flokët.

Arce u la e lirë mbas katër orësh degradimi, ndërsa godina e komunës së qytetit ishte djegë. U desht ndërhymja e forcave speciale, që negociuen me protestuesit.

Shperndaje në: