Kelmendi për Veselin: Debatet dhe dramat e mëdhaja janë për njerëz të mëdhej

Migjen Kelmendi i ka dalë në mbrojtje Kadri Veselt mbas ftesës që këtij të fundit iu ba nga Specialja.

Përmes nji postimi të gjatë në Facebook, ai ka thanë se Veseli ka me dalë fitues i debatit për luftën e UÇK’s.

Shkrimi i plotë:

Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.
Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt). Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!).

Gjate fushtes per zgjedhjet nacionale, u perpoqa me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si – pushtim.

Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, hapi rrugen per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevojen e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.

Le ta kuptojme hapsinen e Gjykates Speciale si nji hapsine debatuese, ku Kadri Veseli dhe shume tjere te ftuem, kane me qene debatuesit dhe argumentuesit e fuqishem te cilet, si Kadri Veseli, me shembullin e guximit dhe heroizmit te tij personal, ka me deshmue se lufta qe bani UÇK ka qene dhe mbetet – çlirimtare!

Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove.

Jam i bindun qe miku im, Kadri Veseli, ka me dale fitues nga ky debat!

Zaten, debatet dhe dramat e medhaja jane per njerez te medhej.

Shperndaje në: