Këto janë ndryshimet në ministri që pretendon m’i sjell koalicioni VV-LDK

Nji koalicion eventual në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte me tkurrë edhe numrin e Ministrive.

Nga 22 Ministri sa janë aktualisht, VV dhe LDK po mendojnë që Qeveria e re m’i pasë vetëm 12.

Shumë nga to do të shuhen dhe do t’iu bashkohen Ministrive tjera. Njana ndër to mundet me u quejt edhe super Ministri.

Detaje se si do të duket super Ministria i jep për KosovaPress nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë Ministri në veti, por Ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohen më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit, po ashtu një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike. Do të thotë kjo Ministri do të bëhet një super ministri…Ministria e Inovacionit kalon tek Ministria e Arsimit dhe roli primar si Ministri nuk është, por si departament e ka për me mbështet hulumtimet shkencore”, thotë ai.

Shperndaje në: