Dardan Sejdiu tregon arsyet pse dha dorëheqje nga të gjitha strukturat e PSD’s

Ish-anëtari i Kryesisë dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate tashma i dorëhequn, Dardan Sejdiu, ka thanë se dorëheqja e tij nga të gjitha strukturat e partisë ka ardhë mbas rezultatit të zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Simbas tij, tue qenë në strukturat udhëheqëse, ai ka vendosë me marrë përgjegjësi për dështimet e partisë, tue dhanë dorëheqje, tue shtue se “edhe në humbje duhet të merret përgjegjësi”.

Ai ka thanë se momentalisht ky asht vetëm vendim individual.

“Unë besoj që edhe si shef i grupit parlamentar kam një përgjegjësi pasi qytetarët kanë vlerësuar se nuk duhet të jemi në parlament”, ka thanë ai.

Shperndaje në: