Vetëvendosje ja ban të qartë këtë gja LDK’s

Nuk ka me pasë kundërpeshë për postin e kryeministrit, kanë thanë të Ejten në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), subjekt ky që, simbas rezultatit preliminar të publikuem nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sigurue ma së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit.

Prandaj, nuk ka me kalkulue me këtë post, kur në rend dite të vehet ndamja e pushtetit me Lidhjen Demokratike (LDK), të cilën parti e sheh partner në qeverisje.

Besnik Bislimi, nënkryetar i LVV’s, ka tregue pse ka me u refuzue çfarëdo negociate që lidhet me kundërvlerën për pozitën e shefit të egzekutivi.

“Posti i kryeministrit në asnji rrethanë nuk asht pjesë e diskutimeve. Ky post nuk negociohet meqë asht përcaktue me votë”.

“Rrjedhimisht as s’mundet me u tregute e as balancue me diçka tjetër”./Blic

Shperndaje në: