Muriqi: Due me qenë si këta tre sulmues

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, ka dhanë nji intervistë të gjatë për televizionin turk NTV.

Muriqi asht shprehë i knaqun, por thotë se nuk ka me u ndalë me kaq.

“Kisha me dashtë me i pasë aftësitë e disa sulmuesve të mëdhej te unë. Qetësinë e Ibrahimovic’it në fushë, konkretizimin e Lewandowsk’it dhe ambiciet e Cavani’t”, ka thanë Muriqi.

Shperndaje në: