Arsenali vendos për fatin e Xhakës, merr këtë vendim

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, mundet me u shitë këtë dimën mbasi iu hoq titulli i kapitenit nga ky ekip.

Raportohet se Arsenal ka parasysh mundësinë e shitjes së 27 vjeçarit në merkaton e Kallnorit, mbas skandalit që pati me tifozët në ndeshjet kundër Crystal Palace në fund të muejit Tetor.

Simbas të famshmes britanike, “The Mirror”, Xhaka mundet mos me pasë nji të ardhme në klub, mbasi që Emery nuk arriti me konfirmue nëse mesfushori ka me qendrue ose jo.

“E ardhmja i përket Arsenalit. Kemi nji ndeshje shumë të randësishme të Shtunën”, ishin fjalët e vetme të cilat i tha Emery lidhun me këtë çashtje, në nji deklaratë për media.

Shperndaje në: