SHBA ja qet këto dy kërkesa Albin Kurtit

Shtetet e Bashkueme të Amerikës i kanë kërkue partisë fituese në krye me liderin Albin Kurti, që Qeveria e re me u formue sa ma parë.

I dërguemi special i Shteteve të Bashkueme të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Mattew Palmer, mbas takimit në Shkup me Albin Kurtin, i ka kërkue me u formue nji Qeveri nën udhëheqjen e tij sa ma parë.

Palmer ka kërkue dy gjana nga Kurti po sa të vjen në Qeveri, heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Këto dy kërkesa ndaj Kurti janë për të vetmen arsye, arritjen e nji marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Shperndaje në: