“Rrugë të mbarë ku*vë”, ish-shoqja sulmon Kejvina Kthjellën mbas marrjes në polici për atentatin ndaj Arjan Ndojit (foto)

Kejvina Kthjella asht marrë në pyetje nji ditë ma parë në polici, mbasi kishte pasë telefonata të shumta me Redjan Rrajën.

Dyshohet se ajo asht e lidhun me këtë të fundit, tue u nisë nga telefonatat dhe sms’t e shumta të shkëmbyeme mes tyne.

Rraja asht arrestue si nji nga atentatorët e prokurorit Arjan Ndoji.

Mbas marrjes në pyetje të Kthjellës, ka reague ish-shoqja e saj Enxheil Shkira, me të cilën pati nji sherr fizik para do kohe.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë”, shkruen Shkira.

Me sa duket, aktores dhe modeles Shkira nuk i ka dalë inati me Kthjellën, mbasi kjo e fundit, bashkë me modelen Oriola Marashi e rrehën në mes të rrugës në Tiranë.

Të trija ato kishin qenë shoqe dhe sherri i tyne bani shumë bujë.(TemA)

Shperndaje në: