Lajm i mirë për ata që i presin rrogat me rritje në Dhetor

Në muejin e ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik kanë me dalë pa vonesa.

Madje, për shkak të festave të fundvitit, punëtorët në institucione të Republikës së Kosovës do të marrin ma herët pagën sesa zakonisht

Lulzim Rafuna, këshilltari i ministrit së Financave në dorëheqje, Bedri Hamza, për Indeksonline, ka thanë se pagat me rritje të muejit Dhetor do të dalin 2-3 ditë para 31 Dhetorit, festës së Vitit të Ri.

Ndërsa, festë zyrtare në Kosovë në Dhetor asht edhe data 25, festa e Kshnellave.

“Pagat do të dalin siç kanë dal dal gjithëherë, nu do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dal para festiave të fund vitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thanë Rafuna.

Shperndaje në: